Ky do të jetë zëvendësuesi i Leaos kundër Interit
Vendor
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli i Milanit, Rafael Leao, nuk ka gjasa të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, Alexis Saelemaekers është favorit për të zëvendësuar yllin portugez të mërkurën.

Leao pësoi një dëmtim muskulor gjatë fitores 2-0 të Milanit ndaj Lazios të shtunën dhe kuqezinjtë konfirmuan një zgjatje të muskulit të djathtë për yllin portugez të dielën.

https://kosovapress.com/admin/drejt-derbit-me-interin-milani-nen-ethe-per-leaon/

Sipas të gjitha gazetave sportive italiane, kjo do të thotë se Leao nuk pritet të jetë në dispozicion kur kuq e zinjtë të takohen me rivalët e tyre të qytetit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, përcjellë KosovaPress.

23-vjeçari nuk ndjen dhimbje dhe te Milani janë të bindur se Leao do të rikthehet për ndeshjen kthyese javën e ardhshme.

Ylli portugez iu nënshtrua trajtimit të hënën dhe nuk u stërvit në Milanello.

https://kosovapress.com/admin/alarm-te-milani-lendohet-rafael-leao/

Saelemaekers zëvendësoi Leaon kundër Lazios të shtunën. Belgu ka katër gola në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë dy në gjashtë ndeshjet e Champions League.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024