Arrestohet një 54 vjeçar për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje
Siguri
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 54 vjeçar është arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut, pasi i njëjti ka kërcënuar një preson tjetër të moshës 47 vjeçare. Atij iu gjetë edhe një armë pa leje.

Policët e rendit dhe policët hetues nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të  dyshuarin, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar  armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024