Kurti: Ekipi Menaxhues e ka përfunduar misionin dhe funksionin e vet
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij. Ai tha se aty bëhej fjalë për një Republikën Serbe në Kosovë,dhe se nuk ka edhe arsye që të dëgjohet ky ekip, i cili ka dhënë propozimin e tij lidhur me draft-statutin e Asociacionit, më 2 maj në Bruksel.

Sipas tij, lirimi nga detyra i këtij ekipi është gjëja më e natyrshme dhe e logjikshme.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bshkarkohen-kater-anetaret-serbe-te-ekipit-menaxhues-per-themelimin-e-asociacionit/

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsyeje që ta dëgjojmë ekipin menaxhues, i cili gjithë çfarë kishte të thoshte këtë na bëri në Bruksel me datën 2 maj.”, tha Kurti.

Kurti para mediave bëri të ditur se gjatë këtij muaji pritet të zhvillohet një takim me ndërmjetësit e dialogut, me ç'rast do të shihet se çka do të ndodhë tutje me këtë pikë.

https://kosovapress.com/admin/presidenca-ekipi-menaxhues-dorezoi-nje-draft-statut-te-ngjashem-me-statutin-e-vojvodines/

Kurti u shpreh se me 2 maj ka dhënë propozimin e tij, një vizion për atë se si do të duhej të rregullohet Neni 7 i marrëveshjes së arritur, ku flitet për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, mirëpo tha se nuk ka marrë vlerësim nga ndërmjetësit.

Ai theksoi se draft vizioni që ka prezantuar është inspiruar nga modeli i Kroacisë dhe se nuk ka për qëllim t’i kontolloj serbët e as të shkelë të drejtat e tyre.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkonjufca-ekipi-menaxhues-per-hartimin-e-statutit-te-asociacionit-seshte-ne-interes-te-kosoves/

Kurti u shpreh se në takimin në Bruksel me datën 2 maj ka prezantuar ndërmjetësve shkeljet e deri tanishme, duke shtuar se marrëveshja është valide dhe se teksti i saj është i pandryshueshëm.

Kujtojmë që, vendimi për lirimin nga detyra e Ekipit Menaxhues për Asociacionin është marrë nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

https://kosovapress.com/admin/statuti-per-asociacionin-kurti-ekipi-menaxhues-e-ben-une-kujdesem-per-kushtetutshmerine/

Krasniqi kishte theksuar se pas prezantimit në Bruksel të draftstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të viteve 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vetë është pa status.

Më 3 maj Ekipi Menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq është liruar nga detyra.

https://kosovapress.com/admin/konjufca-per-ekipin-per-themelimin-e-asociacionit-seshte-ne-interes-te-kosoves/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024