Napoli e feston sot titullin e kampionit para tifozëve të vet
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Lojtarët e Napolit dhe tifozët e tyre do të festojnë titullin e kampionit në stadiumin “Diego Armando Maradona” pas ndeshjes së tyre në Serie A me Fiorentinën këtë mbrëmje.

“Partenopei” siguruan matematikisht Scudetton e tyre të parë në më shumë se tre dekada këtë javë, me barazimin e tyre 1-1 ndaj Udineses mjaftueshëm për të fituar titullin e ligës. Festa u vonua pak, me tifozët që shpresonin të festonin në shtëpi kundër Salernitanas fundjavën e kaluar, por goli i vonshëm i Boulaye Dia i shtyu planifikimet.

https://kosovapress.com/admin/nga-gezim-ne-tragjedi-nje-i-vrare-e-disa-te-plagosur-ne-festimet-e-titullit-te-napolit/

Siç theksohet nga “TMË”, Napoli planifikon të festojë Scudetton e tyre me tifozët e tyre në “Diego Armando Maradona” të mbushur plot, me procedurat që do të nisin pas përfundimit të ndeshjes së tyre me Fiorentinën, përcjellë KosovaPress.

Pas lojës, çdo lojtar i Napolit do të parakalojë para një shfaqje muzikore të stilit napolitan, me fishekzjarre, një shfaqje me drita dhe projeksione të planifikuara gjithashtu.

https://kosovapress.com/admin/napoli-kampion-i-serie-a-pas-33-vitesh/

Të paktën 55,000 tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium dhe mijëra flamuj dhe pankarta të tjera priten në tribuna dhe jashtë stadiumit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024