Pushues të shumtë nga vendi, Kosova por edhe të huaj në Durrës
Turizem
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarë të shumtë kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për të kaluar fundjavën në bregdetin e Durrësit.

Ndonëse nuk ka nisur ende sezoni dhe çadrat janë të pakta, pushuesit po shfrytëzojnë hapësirën e lirë të brezit të rërës për banjo dielli, lojëra dhe shëtitje buzë detit.

Nuk janë vetëm pushuesit ditorë. Pushuesve kryesisht nga Tirana dhe Durrësi u shtohen në fundjavë dhe ata Kosova e Maqedonia e Veriut, si dhe shumë turistë të huaj.

Ky muaj është ideal për të bërë plazh dhe shijuar gjithçka ofron Durrësi. Moti është i ngrohtë dhe dielli nuk është ende përvëlues. Temperaturat e ajrit shënojnë mbi 20 gradë Celsius.

Trafiku nuk është ende i rënduar, ndërsa hotelet dhe operatorët turistikë ofrojnë paketa promovuese tepër të mira për ata që mund të pushojnë buzë Adriatikut në këtë stinë./ TC/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024