Pasuria e kreut të PDK-së, afër 30 mijë euro në kriptovaluta
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të premten regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese për deklarimin e rregullt për vitin 2022.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se ka një banesë, e cila ka vlerëne 120 mijë eurove dhe një shtëpi me vlerë prej 180 mijë eurove.

Ai ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes një veturë të tipit “Volkswagen”, e cila ka vlerën e 22 mijë eurove.

Sipas deklarimit në AKP,  kreu i PDK-së ka deklaruar afër 30 mijë euro vlerën e aseteve në kriptovaluta.

Para të gatshme në tri banka vendore, Krasniqi ka deklaruar se ka mbi 3 mijë euro. Ndërsa, paga vjetore neto e kryetarit të PDK-së, sipas deklarimit është mbi 18 mijë e 700 euro.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Memli Krasniqit mund ta gjeni duke klikuar këtu./Kosovapress

https://kosovapress.com/admin/publikohet-pasuria-e-kurtit-keto-jane-kursimet-e-tij-dhe-te-ardhurat-vjetore/
https://kosovapress.com/admin/kjo-eshte-pasuria-e-vjosa-osmanit/
https://kosovapress.com/admin/kryeparlamentari-konjufca-ka-para-te-kursyera-ne-shtate-banka-te-vendit/
https://kosovapress.com/admin/kjo-eshte-pasuria-e-lumir-abdixhikut/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024