​Konjufca: Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pesimist se do të arrihet një zgjidhje për Asociacionin.

Ai thotë për KosovaPress se qëndrimet e palëve janë diametralisht të kundërta, andaj nuk pret diçka pa u demokratizuar Serbia. Sipas Konjufcës ajo çka është e mundshme për Kosovën për themelimin e këtij mekanizimi pa kompetenca ekzekutive, është e papranueshme për Serbinë.

"Sa është Serbia kështu hegjemoniste dhe brenda koordinatave le të themi kleronacionalizmit të kohës së Millosheviqit të viteve ‘90-ta, unë nuk pres zgjidhje në kuptimin e një marrëveshjeje me Serbinë. Marrëveshja me Serbinë bëhet kur të ndryshojë Serbia, jo me këtë Serbi aktuale e cila është”, thotë ai.

http://kosovapress.com/admin/draft-statuti-i-asociacionit-kerkohet-qe-fillimisht-te-vleresohet-nga-kushtetuesja/

Duke vlerësuar shkarkimin e ekipit menaxhues që e ka hartuar draft-statutin e Asociacionit, Konjufca thotë se puna e tyre ka qenë në përputhje me interesat e Serbisë.

“Prezantuan një Asociacion i cili është ‘Republikë serbe’ në Kosovë dhe shumë mirë që u shkarkuan”, shton Konjufca.

https://kosovapress.com/admin/krasniqi-shkarkimi-i-ekipit-menaxhues-ishte-shou-i-kurtit/

Konjufca thekson se kushtëzimi për themelimin e Asociacionit me kthimin e serbëve në institucione nuk mund të zgjidh problemet.

“Pa u kthyer serbët në institucione nuk mund të vazhdojë procesi në kuptimin e dialogimit, negociatave dhe kushtëzimeve që po i bëjnë tash për Asociacionin. Qëndrimi i QUINT-it ka qenë shumë i qartë, pranim i institucioneve të Kosovës, kthim në institucionet e Kosovës, pranim i kornizës kushtetuese në të cilën funksionon Kosova dhe pastaj kalojmë në hapa të tjerë”, thekson ai.

http://kosovapress.com/admin/cerkini-deklarata-per-te-zhdukurit-eshte-mashtruese-dhe-e-mjerueshme/

Në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel më 2 maj, është prezantuar draft-statuti i Asociacionit, nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës.

Pas takimit, kryeministri Kurti tha se ky draft-statut është i papranueshëm për Kosovën, derisa bëri të ditur se ka paraqitur një draft-vizion për themelimin e Asociacionit.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ky draft-statut për Asociacionin nuk është final, mirëpo do të jetë një pikënisje për diskutimet e mëtutjshme.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-drafti-statuti-i-asociacionit-i-papranueshem-propozova-draft-vizionin-tim/
http://kosovapress.com/admin/njohesi-i-dialogut-propozimi-i-kurtit-per-asociacionin-te-kete-mbeshtetjen-e-shba-se-dhe-be-se/
http://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkryetari-i-zgjedhur-i-zubin-potokut-pret-te-betohet-nese-duhet-do-ta-marr-objektin-e-komunes/
A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
478
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024