Osmani e quan sukses miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, pesimiste në zbatim nga Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur është një e arritur e suksesshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në një intervistë për BBC-në, gjatë qëndrimit në Londër ku të shtunën do të zhvillohet Ceremonia e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera aleate të Kosovës për zbatimin e kësaj marrëveshje të arritur më 2 maj mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Besoj se java e fundit ka qenë goxha e suksesshme, veçanërisht në një çështje të veçantë, që është miratimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur që janë zhdukur me forcë gjatë luftës, është një çështje që e kam shtyrë përpara dhe si Kosovë kemi investuar në këtë sepse janë mbi 1600 familje që ende i kërkojnë të dashurit e tyre që janë rrëmbyer gjatë luftës dhe për këtë arsye llogarisim mbështetje shtesë nga Britania e Madhe që është një nga vendet me rol kryesor për të na mbështetur”, ka thënë ajo.

Derisa është shprehur pesimiste në zbatim Deklaratës për të Zhdukurit nga Serbia

“Deklarata është miratuar, zbatimi është kyç dhe fatkeqësisht Serbia nuk njihet si vend për zbatim. Por shpresoj që me ndihmën e aleatëve mund t’i japim fund kësaj plage shumë të thellë të shoqërisë sonë dhe që nënat të kenë një vend ku mund të vendosin lule për fëmijët e tyre të zhdukur”, ka deklaruar ajo.

Në takimin e 2 majit në Bruksel, kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq miratuan Deklaratën për të Zhdukurit.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bpublikohet-deklarata-per-te-zhdukurit/
Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
2,009
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024