FC Drenica: Jemi krenar me arritjet e Rrahmanit
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Ylli kosovar, Amir Rrahmani fitoi mbrëmë titullin e kampionit të Serie A me skuadrën e Napolit.

Barazimi 1:1 i Napolit me Udinesen mbrëmë nënkuptoi që skuadra e Luciano Spallettit shpallet kampione e Serie A pas plot 33 vitesh, raporton KosovaPress.

Amir Rrahmani ishte ndër lojtarët kyç në këtë rrugëtim të Napolit. Mbrojtësi kosovar, që dikur mbronte ngjyrat e skuadrës së Drenicës tani është pjesë e historisë së Napolit.

Pas këtij suksesi fantastik të Rrahmanit ka reaguar edhe ish-klubi i tij FC Drenica.

“Amir Rrahmani shpallet kampion me Napolin në Serie A.

Ish lojtari ynë që fillimin e sukseseve të karrierës së tij në moshë të re e kishte te FC Drenica  dhe ishte pjesë e klubit për afro dy sezone.

Mbrojtësi beri paraqitje fantastike me Napolin dhe dha kontribut të madh për skuadrën napolitane për fitimin e trofeut të kampionatit elitar italian.

Ne si klub, jemi krenar me arritjet e Rrahmanit dhe i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme në karrierë!”, shkruante në postimin e Drenicës në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024