Arrihet marrëveshje mes ATK-së dhe Departamentit për Tatim për zbulimin e evazionit tatimor
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, dhe Enis Spahiu zëvendës sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve,  kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim rritjen e shkëmbimit të informatave lidhur me zbulimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, si dhe për ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se bazuar në përgjegjësitë e memorandumit, Departamenti i Tatimit në Pronë do t’i sigurojë qasje për lexim dhe printim të informatave në bazën e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë për zyrtarët e autorizuar nga ATK, bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

“E nga ana tjetër,  ATK do të caktojë zyrtarët e autorizuar, detyrat e të cilëve kërkojnë të kenë qasje në bazat e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë, përmes ueb-it, dhe do të kërkojë me shkrim nga DPT krijimin e llogarive të koduara të përdoruesve për zyrtarët e autorizuar nga ATK”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se finalizimi i këtij memorandumi, është bërë me qëllimin e vetëm për parandalimin, zbulimin e evazionit tatimor, dhe për qëllime të tatimit në pronën e paluajtshme.

Në anën tjetër, sot në Kuvend të Kosovës pritet të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme që mundëson faljen e deri 100 euro për cdo tatim pagues për vitin 2023.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024