Pique përplaset fizikisht me vëllain e Shakirës
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-futbollisti i Barcelonës, Gerrard Pique është konfliktuar me vëllanë e ish-partneres së tij, këngëtares Shakira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Incidenti ka ndodhur në Miami, siç raportohet nga programi televiziv “La Mesa Caliente”, në kanalin Telemundo.

Pique udhëtoi në qytetin e Amerikës së Veriut këtë të mërkurë, për të parë fëmijët e tij.

https://kosovapress.com/admin/gerard-pique-me-te-dashuren-e-tij-te-re-ne-pushime-organizoi-nje-feste-per-familjen-dhe-miqte/

Por ribashkimi me kolumbianen duket se ka shkuar keq dhe mes të dyve nisi një debat i shëmtuar, dëshmitar i të cilit ishte vëllai i artistes, Tonino Mebarak, i cili doli në mbrojtje të motrës së tij dhe u përplas fizikisht me spanjollin.

https://kosovapress.com/admin/shakira-mohoi-akuzat-se-eshte-ne-nje-lidhje-te-re-dashurie-dua-ti-perkushtohem-femijeve-te-mi/

Sherri ka përfunduar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë, që ndodheshin aty pranë. /TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024