MSh hap konkurs për 350 specializantë, prioritet do të kenë anesteziologët
Shëndetësi
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

350 specializantë të rinj parashihet të pranohen në konkursin e ri për specializantë të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq prioritet do të kenë specializantët për lëmin e anesteziologjisë.

Ky proces i shkollimit specialistik do të bëhet bazuar me Udhëzimin e Ri Administrativ për shkollim specialistik, i cili është miratuar para një muaji.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia garantoi sot cilësi dhe vijueshmëri në këtë konkurs specialistik, derisa tha se kjo cilësi do të sigurohet me mekanizmat që janë paraparë në Udhëzimin e Ri Administrativ.

Vitia theksoi se bazuar në këtë udhëzim çdo vit do të hapen konkurse për shkollim specialistik.

Ai njoftoi se krahas anesteziologëve janë edhe lëmia e mjekëve emergjentë dhe neonatologët.

“350 specializantë në total por me këtë mënyrë do të sigurohet që të gjithë ata që mbarojnë shkollimin specialistik do ta bëjnë këtë sipas standardeve të reja të vendosura tanimë në gjithë Evropës dhe se cilësia  e shkollimit specialistik do të sigurohet me mekanizmat e paraparë shumë qartë në udhëzimin e ri administrativ. Të gjithë specializantët do të pranohet në kuadër të institucioneve publike shëndetësore, do të financohet nga institucionet përkatëse  sipas kërkesave të tyre drejtuar MSh për nevoja për staf profesional...12’20Më së shumti numër për konkurs në shkollim specialistik janë të adresuar, por ato lëmi deficitare të evidentuara në bashkëpunim me institucionet shëndetësore e natyrisht kur flasim për anesteziologë nuk kemi fare dhe e dimë secili për mungesën e tyre kështu që numri më i madh në këtë konkurs do të jetë për anesteziologë“, tha Vitia.

Vitia u shpreh se ky konkurs do të mbështetet në tri kritere bazë e që janë ai për kuadro deficitare, kualitetet mentoriale dhe infrastrukturore.

Kryesuesi i Bordit të Shkollimit Specialistik, Edmond Haliti u shpreh se me këtë konkurs synohet të përmbushen nevojat e institucioneve shëndetësore përmes një konkursi të denjë.

Haliti njoftoi po ashtu se nuk do të ketë specializime me vetë-financim, ndërsa në kriterin aktual nuk është paraparë kriteri për përvojë profesionale 1 vjeccare.

Në vitin 2020 ishin pranuar rreth 1 mijë e 500 specializantë pas një konkursi që kishte hapur ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e ish ministrit, Armend Zemaj. Kritikat  rreth këtij procesi ishin të mëdha. Madje, edhe vetë specializantët disa herë edhe kishin protestuar. /B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024