Gjërat që nuk duhet t’i bëni asnjëherë brenda zyrës
Lexohet për: 4 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në zyrë kalojmë një pjesë të madhe të ditës, andaj mënyra si sillemi në këtë ambient pune është shumë e rëndësishme. Mënyra se si sillemi në zyrë ka shumë ndikim në mënyrën se si vlerësohemi si punonjës dhe koleg. AkademiPune ju përcjell disa këshilla se cilat janë gabimet që duhet t’i shmangni në zyrë.

Të shikuarit në laptop/desktop të tjetrit

Personi më i bezdisshëm në zyrë është ai që shikon në ekranin e laptopit të kolegëve të tij. Sigurohuni që të mos jeni ky person i bezdisshëm. Pa marrë parasysh dëshirën për të parë se çfarë po bëjnë njerëzit e tjerë, ju duhet ta kurseni veten nga ky veprim që ju bën të dukeni si personi që ju intereson çdo gjë që bëjnë të tjerët.

Ecni përreth sikur e zotëroni vendin

Është e mrekullueshme të kesh vetëbesim, por është mëkat të jesh kryelartë. Pra, në asnjë rrethanë nuk duhet të ecni sikur të jeni pronari i atij vendit. Këshillohet që të mbani nën kontroll zgjuarsinë tuaj dhe të mos e merrni këtë rol. Mbani qëndrimin tuaj dhe tregohuni i sinqertë dhe të gjithë do të ju shohin më pozitivisht.

Të jeni i zhurmshëm

Mos u bëni personi më i zhurmshëm në zyrë që vazhdimisht ju dëgjohet zëri. Mbajeni një nivel mesatar të zërit dhe mos lëshoni asnjëherë muzikë me zë të lartë. Personat e zhurmshëm konsiderohen si shumë të bezdisshëm dhe janë ata që më së shumti i pengojnë kolegët.

Thashetheme

Besoj që këtë këshillë e keni dëgjuar vazhdimisht. Është e rëndësishme të qëndroni tërësisht larg thashethemeve. Të gjithë e dimë se kjo nuk është e mundur gjithmonë. Fjalët qarkullojnë vazhdimisht nga një zyrë në tjetrën. Por çfarë mund të bëni ju është të shmangeni sa më shumë nga këto fjalë veçmas nga personat të cilët janë të prirur për t’i nxitur ato. Ju mund të keni mendime të ndryshme për kolegët, shefin apo çështje të caktuara në punë, por më e mira është t’i mbani ato për vete apo që komentet e juaja t’i ndani vetëm me kolegët të cilët i konsideroni miq të afërt dhe ju besoni.

Të vjedhurit

Çdokush të paktën një herë ka huazuar apo ka marrë diçka nga zyra e dikujt tjetër. Këto gjëra përfshijnë ndonjë laps, fletore, mbajtëse të gjërave apo gjëra personale. Është në rregull t’i përdorni ndonjëherë kur keni tejet nevojë por mos e shndërroni këtë në një zakon. Të vjedhurit nuk është një veprim i mirë dhe nëse ziheni mund të ju obligojnë edhe të paguani për to.

Të gënjyerit dhe të fajësuarit e të tjerëve

Kur e gjeni veten në situata të vështira, do të jeni të prirur të gënjeni ose t'ia kaloni fajin dikujt tjetër për gabimin tuaj. Ky është veprimi i fundit të cilin ju duhet ta bëni. Nëse e bëni këtë, do të vini në rrezik jo vetëm reputacionin tuaj, por edhe punën tuaj. Përmbahuni gjithmonë politikës së ndershmërisë dhe veproni në mënyrën sa më të drejtë. Të pranuarit e gabimit do të ju bëjë të dukeni më mirë se sa të hedhurit e fajit dikujt tjetër.

Të treguarit e problemeve personale

Jeta e askujt nuk është e lehtë. Kijeni parasysh këtë gjë. Të gjithë kanë probleme personale ashtu siç keni edhe ju. Do të tregoheshit naiv nëse i ndani problemet e juaja me kolegët e punës. Ne ju rekomandojmë që momentin që hyni brenda ambientit të punës t’i lini të gjitha problemet në shtëpi dhe të vini në zyrë me një mendje të kthjellët. Kini parasysh kolegët nuk janë familjarët tu dhe as psikologët tu./ AkademiPune

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
408
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024