Prishtina bën kërkesë në FFK për gjyqtarin Mervan Bejtullahu
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Prishtina ka bërë të ditur që ka bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), që gjyqtari Mervan Bejtullahu mos të ndajë më drejtësinë në ndeshjet ku luajnë kryeqytetasit.

Prishtina ka njoftuar se Bejtullahu nuk është i dëshiruar që të ndajë drejtësinë në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, ndërsa ky suspendim do t’i vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm, raporton KosovaPress.

Bejtullahu nuk ndan drejtësinë më në ndeshjet ku luan Ballkani, dhe të njëjtën gjë po e kërkon edhe Prishtina.

Po ashtu, Prishtina ka bërë të ditur që do të merren edhe masa të tjera, ku do të njoftohet edhe FIFA dhe UEFA për gabimet e Bejtullahut në dëm të klubit kryeqytetas.

Njoftimin e plotë e gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024