Protesta, punëtorët e sektorit privat kërkojnë rritje të pagave dhe trajtim të barabartë
Biznes
Lexohet për: 4 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës organizoi protestë në Prishtinë dhe bëri thirrje qeverisë ta rrisë pagën minimale në 450 euro dhe të ketë trajtim të barabartë me punonjësit e sekorit publikë.

Protestuesit paralajmëruan edhe braktisjen nga vendi nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Punëtorët e sektorit privat kanë shprehur shqetësimin e tyre karshi qeverisë pano: “Qeveri – kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë.

Kryesindikalisti, Jusuf Azemi tha se Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë të gjitha premtimet e bëra për punëtorët e sektorit privat gjatë fushatës pasi sipas tij, nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Jusufi bëri lutje sërish pushtetit që t’i marrë për bazë kërkesat e sektorit privat, ndryshe do të jetë shumë vonë, pasi siç tha ai, shumica do të migrojnë nëse nuk ju plotësohen kushtet.

“Fatkeqësisht Kosova është e para në rajon me vdekjen e punëtorëve të sektorit privat dhe ne si sindikatë shpeshherë kemi telashe edhe ta kryem ceremoninë e varrimit, përderisa kemi kërkuar nga shteti ta kemi një fond, po nuk e bënë. Nuk do ju lusim më, qeveri për të mirat që ju kemi dhënë juve sipas gjitha gjasave tani do t’i fitojë dikush tjetër. Momenti i fundit që keni humb ju edhe ne, shpëtoni atë që mundet, ndryshe realiteti është realitet, vitin 2021/22 na kanë ikur nga Kosova mbi 100 mijë kësi punëtore që kemi përballë...Qeveri, punën që e ke bërë gjatë periudhës që ke ardhur, ka në raport me punëtorët e sektorit privat është e barabartë me zero, kthjelluni sa nuk është bërë vonë”, tha Azemi.

Azemi po ashtu tha se as kërkesa që kanë adresuar tek ministri i Shëndetësisë që ushqimi që tepron nga pacientet të jepet te sektori privat, nuk ju është marrë për bazë.

Përfaqësuesesi i një shoqate sindikale, Bedri Elshani tha se në vend se të festojnë sot, janë detyruar të dalin në protestë për t’i kërkuar të drejtat e tyre.

Hafije Statovci nga kjo sindikatë, i është drejtuar qeverisë që ta miratojë me urgjencë Ligjin për Pagën minimale dhe t’i marrë për bazë kërkesat e punëtorëve të sektorit privat, në të kundërtën ajo tha se do të lëshojnë Kosovën për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Kryetarja e sindikatës së hegjienisteve të Gjakovës, Sakibe Hoti po ashtu ka kërkuar nga qeveria që t’i rrisin pagat, ndryshe tha se do e lëshojnë Kosovën.

Ndërkaq, pakënaqësi kanë shprehur edhe vet punëtorët. Ata thonë se nga paga e ultë është e vështirë të mbahet edhe familja.

Viktore Maksuti, e cila punon si punëtore teknike, derisa ka kërkuar rritje të pagës tha se krahasuar me inflacionin, paga që merr është tejet e ultë.

Edhe Fatime Makolli, e cila punon në Qendrën e Studenteve në kryeqytet ka shprehur ankesa për pagën e ultë që ka.

Makolli derisa ka kërkuar nga qeveria ta rrisë pagën minimale, tha se është shumë vështirë të mbahet familja me këtë pagë.

Disa nga kërkesat e punëtorëve që kanë protestuar janë, për pagë minimale 450 euro, nënshkrim të marrëveshjes kolektive, trajtim i barabartë me sektorin publik, fond për punëtorët që humbin jetën dhe ata që lëndohen në vendin e punës.

Ndryshe gjatë ditës në kryeqytet janë mbajtur dy protesta,  dhe një aksion simbolik nga Partia Socialdemokrate.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024