​Liverpooli fiton spektaklin me Tottenhamin
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Liverpooli ka mposhtur Tottenhamin, rivalin direkt për një vend në garat evropiane, në një sfidë që u zhvillua në “Anfield Road” dhe që dhuroi shtatë gola, derisa fitorja i takoi vendasve me rezultat 4-3.

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi furishëm ndeshjen duke shënuar tre gola brenda 15 minutave. Jones, Diaz dhe Salah realizuan në minutat 3’, 5’ dhe 15, transmeton KosovaPress.

Por, londinezët nuk o dorëzuan. Ata ngushtuan epërsinë në 3-1 në minutën e 39’ me golin e Harry Kane, ndërsa Son e rihapi sfidën me golin e tij në minutën e 77’ për 3-2.

“Spursat” vazhduan ta kërkojnë barazimin të cilin edhe e arritën në minutën e 93’ me golin e Richarlison, por shpresat e tyre për një pikë i fundosi Diogo Jota shë realizoi për 4-3 vetëm një minut më vonë.

Kjo fitore e mban Liverpoolin në vendin e pestë me 56 pikë, dy më shumë se Tottenhami që pozicionohet i gjashti në tabelë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024