Zjarr në një bazë nafte në Ukrainë, humbin rreth 40 mijë tonë
Ukrainë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Si pasojë e zjarrit të madh të djeshëm që shpërtheu në një bazë nafte pranë Gjirit të Kozakëve të Ukrainës, janë shkatërruar 10 cisterna nafte, me një kapacitet total prej rreth 40 mijë tonë.

Kështu thuhet në një njoftim të ushtrisë së Ukrainës, ku theksohet se ditën e kaluar, Rusia ka lëshuar 7 raketa dhe 39 sulme ajrore, por edhe ka pasur 50 granatime nga sistemet reaktive të batalionit.

“Në mesin e civilëve ka viktima dhe të plagosur, ndërtesa objektet private të banimit dhe infrastruktura të tjera civile, janë shkatrruar dhe dëmtuar. Armiku vazhdon të përqendrojë përpjekjet kryesore në veprimet sulmuese në drejtimet Limansky, Bakhmutsky, Avdiiv dhe Detare, ku 58 sulme të Rusisë janë zmbrapsur gjatë ditës së kaluar”, thuhet në njofitm, ku thkeskohet se rrezikshmëria e sulmeve të mëtejshme raketore dhe ajrore në të gjithë Ukrainën mbetet mjaft i lartë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024