Musliu: Perëndimi e ka llastuar Serbinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Serbia gëzon një ekonomi të dobët por mbijeton vetëm falë mbështetjes perëndimore.

Sipas tij, gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë Serbinë, ndërsa serbët kanë vetëm një aftësi: Gënjeshtrën.

Postimi i tij:

Kjo kartmonedhë ka qenë reale. Vlera e saj nuk ka qenë më e madhe sesa 50 €. Është përdorur në vitet 90-ta në ish-Jugosllavi, përkatësisht në Serbi. Një shtet që ka kartmonedhë me kaq shumë zero, e të cilat për t'i numëruar duhet marrë një laps, është shtet dështak.

As sot Serbia nuk ka një ekonomi më të mirë. Ajo nuk ka të gjallë pa përkrahjen perëndimore. Por, gabimi i Perëndimit me të është se e ka llastuar shumë.

Aftësia e vetme e serbëve është rrena! Sikurse në dinarët e tyre... ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre.

E në kuptimin figurativ, ky numër është të qenët i njerëzishëm, të qenët human. Gjithçka tjetër është vërtet zero!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024