Kurti takoi Peach, temë diskutimi ishte takimi i javës së ardhshme në Bruksel
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për urgjencën e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë dhe aneksit të dakorduar në Ohër.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit vjetor Ekonomik në Delphi, i organizuar nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

https://kosovapress.com/admin/kurti-jam-gati-per-takimin-ne-bruksel-pres-zbatimin-e-marreveshjes-pa-vonesa/

Me diplomatin britanez, Kurti ka folur edhe për zgjedhjet e mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat kaluan pa incidente.

Në takim gjithashtu u bisedua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rëndësinë dhe urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit të dakorduar në Bruksel, respektivisht në Ohër, dhe për pritjet nga takimi i radhës i nivelit të lartë politik që do të mbahet të martën e javës së ardhshme”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/kurti-takoi-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-diskutuan-per-takimin-e-brukselit/

Gjithashtu është bërë e ditur se kryeministri Kurti do të jetë panelit në një diskutim në kuadër të forumit me titull “Ballkani Perëndimor në Fushën e re të Shahut të Gjeopolitikës.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
485
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024