Kurti takoi të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkrasniqi-eshte-deshperuese-vetem-nje-i-denuar-per-dhunim-seksual/

Shefi i ekzekutivit ka takuar të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, dhe bashkë me ish-presidenten Atifete Jahjaga, ka vizituar qendrën “Medica Gjakova”.

Kryeministri tha se hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë. Ai shtoi se për këtë Qeveria ka shtuar buxhetin për të rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës, duke shtuar buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyes për rastet e krimeve të luftës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë majit të ardhshëm do të dalë në konsultime publike Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale.

Lexo po ashtu
Moti sot

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
142
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024