Një person u plagos në Kamenicë, i dyshuari iku nga vendi i ngjarjes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person është plagosur dje në Kamenicë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të pa njohur duke tentuar që të kryej vjedhje në një vend punishte ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast e ka plagosur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë.”, ka bërë të ditur Policia.

https://kosovapress.com/admin/plagosje-ne-prishtine/

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti është në procedurë hetimore.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

https://kosovapress.com/admin/plagosje-me-arme-zjarri-ne-nje-lokal-ne-peje/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024