Trajneri i përkohshëm i Tottenhamit: Jam i gatshëm për punën
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Tottenhamit e shkarkoi Christian Stellinin nga pozita e trajnerit të përkohshëm të klubit, duke e zëvendësuar atë me Ryan Mason.

Stellini u shkarkua pas humbjes së tmerrshme 6:1 nga Newcastle, ku në këtë ndeshje Tottenhami kishte pësuar plot pesë gola qysh në pjesën e parë, raporton KosovaPress.

Shefi i Tottenhamit, Daniel Levy vendosi ta largojë Stellinin dhe ta sjellë Mason në krye të klubit përkohësisht, deri sa të emërohet trajneri i përhershëm i klubit.

Mason kishte drejtuar Tottenhamin si trajner i përkohshëm edhe gjatë sezonit 2020/21 në shtatë ndeshje, ku kishte regjistruar katër fitore dhe tre humbje.

Tani, i pyetur për punën e trajnerit te Tottenhami, Mason u shpreh absolutisht i gatshëm.

“Unë ndjehem i gatshëm për punën. E di që jam i gatshëm. Unë jam absolutisht i gatshëm për këtë situatë të përkohshme. E kemi menaxhuar mirë para dy vitesh. Në fund të fundit nga këndvështrimi im ndihem mirë, ndihem gati”, tha Mason.

Tottenhami momentalisht renditet në pozitën e gjashtë në tabelë në kuotën e 53 pikëve, gjashtë sosh larg vendit të katërt që siguron futbollin në Ligën e Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024