Përplasje në Kuvend, ministrja Haxhiu përmend pasurinë e Haradinajt
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përplasur me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet për zhvillimet e fundit në KEK.

Duke replikuar me Haradinajn për ndërhyrjen në drejtësi, Haxhiu përmendi ish-prokurorin Elez Blakaj, derisa tha se kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion duhet shikuar pasuria e Haradinajt për të parë se kush është i përfshirë.

"Kur flasim për krim dhe korrupsion vetëm me ta pa pasurinë tënde që ke kriju prej momentin kur ke fillu me punu në institucione është mjaftueshëm me kuptu kush është i përfshirë në krim dhe korrupsion”, tha ajo.

Mirëpo, ndryshe reagoi Haradinaj.

Kjo është zonjë, më vjen keq me përdor ndonjë fjalor, por vazhdimisht pengohem prej zonjës ministre pas shpine. Faleminderit për ato që i the”, tha kreu i AAK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024