Dybala: Si fëmijë e kam urryer Ronaldon
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Paulo Dybala i kishte thënë Cristiano Ronaldos se ai e kishte urryer atë sa kishte qenë fëmijë, gjatë kohës kur dyshja ishin bashkëlojtarë te Juventusi, për shkak të prejardhjes së tij argjentinase.

Dybala dhe Ronaldo kaluan tre sezone së bashku para se superylli portugez të bënte një rikthim dramatik te Manchester United në verën e vitit 2021, ku asokohe arritën ta fitojnë titullin e Serie A dy herë, raporton KosovaPress.

Por, të luash përkrah njërit nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave ishte ende një ndjesi e çuditshme për Dybalan, besnikëria e të cilit në këtë debat është qartësisht në favor të heroit të tij kombëtar, Lionel Messit.

Duke folur për “DAZN”, Dybala zbuloi se i kishte treguar Ronaldos se sa shumë e kishte urryer atë kur argjentinasi ishte fëmijë.

“Ishin tre vite të mira me Cristianon, skuadra ishte e fortë dhe ai na dha neve diçka më shumë. Rivaliteti mes tij dhe Lionel Messit është i theksuar shumë në Argjentinë, dhe si fëmijë, sigurisht, unë mbaja gjithmonë anën e Messit”, tha Dybala.

“Një herë ishim në aeroplan duke shkuar për të luajtur një lojë, unë isha mbrapa ndërsa ai ishte ulur më para meje. Dikur ai erdhi të fliste me mua për futboll dhe gjëra të tjera. Ne biseduam për jetët tona në përgjithësi kështu që unë i thash atij ‘Në thelb të urreja si fëmijë’. Qeshëm së bashku. Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë, në bisedë të mirë”, shtoi më tej Dybala.

Ndërsa Ronaldo ndau rrugët me Juventusin në vitin 2021, Dybala e bëri të njëjtën gjë një vit më vonë, duke u larguar drejt kryeqytetit italian dhe skuadrës së Jose Mourinhos, AS Romas.

Pavarësisht disa problemeve me lëndime, 29 vjeçari e ka vendosur vetën si lojtar kyç të Romës, duke kontribuar në 25 gola në 34 ndeshje këtë sezon, dhe duke ndihmuar “Giallorossët” drejt gjysmëfinales së Ligës së Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024