Osmani: Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë për respektimin e obligimeve të Ohrit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shpreson që aleatët e Kosovës t’i bëjnë presion Serbisë që kjo e fundit të respektojë obligimet që i ka nga aneksi i dakorduar një muaj më parë në Ohër.

Osmani ka thënë se Kosova është përgatitur për raundin e ri të bisedimeve në Bruksel dhe ka theksuar se do të jetë konstruktive, me zgjidhje që i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Për procesin e dialogut, Osmani ka folur në Shkup, pas takimit që ka zhvilluar me homologun e saj, Stevo Pendarovski.

Shpresoj shumë që miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojnë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces i cili mendoj që ka qen një hap i rëndësishëm ku Kosova dhe Serbia trajtohen nga aspekti i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare si dy palë të barabarta sa I përket raporteve ndërshtetërore ku të dyja palët e njohin sovranitetin, në këtë rast Serbia e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës që e ka kontestuar por nëpërmjet neneve të kësaj marrëveshje është një njohje defacto e cila assesi nuk mund të mohohet nga cilido njeri që e lexon tekstin e marrëveshjes”, ka thënë Osmani.

Ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se  janë të interesuar që sa më parë të shohin fundin e këtij procesi.

Vendimin final çka do të pranojnë në atë dialog, kuptohet e kanë organet legjitime në Beograd dhe në Prishtinë. Ne këtu jemi vetëm fqinjë të mirë të cilët duan që sa më parë të shohin fundin e këtij kontesti të gjatë që objektivisht e ngadalëson bashkëpunimin rajonal që është shumë i rëndësishëm, si përgatitje për integrimin e tërësishëm n strukturat euroatlantike”, ka thënë ai.

Pendarovski e ka pritur presidenten e Kosovës me nderime të larta shtetërore e ushtarake.

Osmani e ka falënderuar atë për votën pro për pranimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024