Krasniqi: Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë.

Lideri opozitar, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në KEK tha se këto abuzime janë bërë përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut të instaluar në këtë sektor.

“Qeveria Kurti abuzimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që ka instaluar në këtë sektor. E dyta, qytetarët e Kosovës sot e kanë jetën më të vështirë dhe jetojnë më keq si pasojë e këtyre abuzimeve.”, tha ai.

Kryetarit të PDK-së i reagoi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se është tragjikomike të dëgjohet PDK-së kur flet për keqpërdorime dhe brengosjen për qytetarët./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024