Shala dhe Muja përplasen në Kuvend: Bekim Haxhiu të ka sjellë picë në burg
Lajme
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja është përplasur me deputetin e PDK-së, Ferat Shala në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Muja në debatin parlamentar në zhvillimet e fundit në KEK pas arrestimit të ish-kryeshefit Nagip Krasniqi ka thënë se ky i fundit ka ndalur keqpërdorimet në KEK.

Ai ka paraqitur disa grafika që sipas tij, tregojnë greminën, në të cilën ka qenë KEK-u si dhe ka folur për arritjet e tanishme.

Por, atij i ka reaguar deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka akuzuar Mujën për korrupsion në procesin e mëhershëm e akreditimeve.

“Me këtë nuk replikoj, pasi kam nevojë të replikojë me kolegun tim Bekim Haxhiu, i cili kur është arrestuar ia ka dërguar një picë në stacionin policor pasha besën, duke lypur pare për të akredituar universitetet publike. Prandaj, kam replikë me Bekimin që ta pru picën në stacion të policisë dhe të ka nxjerrë prej burgut për korrupsion”, është shprehur ai./KosovaPress./

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024