​Emërohet Bordi i ri i ShSKUK-së
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me propozim të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Qeveria e Kosovë ka emëruar Bordin e ri të Shërbimit Spitalor  Klinik Universitar të Kosovës.

Anëtarët e rinj të  këtij Bordi drejtues janë Dren Boshnjaku, përfaqësues nga QKUK, Tetore Olloni nga Qendra Stomatologjike, Rrezarta Bajrami nga IKSHPK, Besim Demolli nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, Vjosa Kadrolli nga Shërbimi i Kujdesit Parësor,  Naim Bardiqi si përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor që zgjidhet përmes konkursit publik.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se Bordi drejtues si ShSKUK-së ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen e gjithmbarshme të punëve të këtij institucioni shëndetësor.

“ Bordi drejtues është organi më i lartë i ShSKUK-së dhe përbehet nga 7 anëtarë. Bordi drejtues ka për detyrë të siguroj mbarëvajtjen e gjithmbarshme të punëve të ShSKUK-së  përfshirë aktivitetet shëndetësore, arsimore, kërkimore-shkencore si dhe aktivitetet e ndërlidhura financiare dhe administrative  të njësive të tij organizative dhe funksionale me qëllim të orientimit të përgjithshëm të punëve të ShSKUK-së si dhe reagimit optimal të nevojave shëndetësore të qytetarëve dhe banorëve të Kosovës”, theksoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024