Kontrata e re për Mount, Lampard: Nuk është mendimi im
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mason Mount këtë verë do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsean, dhe ky i fundit nuk po mund ta bind yllin anglez të vazhdojë të ardhmen në “Stamford Bridge”.

Vazhdimisht flitet se Liverpooli ka e vlerëson shumë Mount, dhe do të tentojë gjatë kësaj vere që ta transferojë në “Anfield”, raporton KosovaPress.

Në anën tjetër, Chelsea do të vazhdojë bisedimet me Mount për marrëveshje të re. I pyetur nëse do të ketë akord për kontratë të re me Mount, Lampard tha se nuk është mendimi i tij, por i klubit.

“Marrëveshje të re për të? Nuk është mendimi im. Do të jetë mendimi i klubit dhe mendimi i Mason, kështu që kjo është mes tyre”, tha Lampard.

“Padyshim, ai është një top lojtar. Më besoni, nuk është e lehtë të lush me top lojtarë përreth dhe ai ka arritur ta bëjë këtë gjë”, shtoi më tej Lampard.

Mount ka kontratë aktuale me Chelsean deri më 30 qershor të vitit 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024