Kosova në shkurt importoi energji elektrike 302.33 GWh
Biznes
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë muajit shkurt 2023, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga termocentralet ishte 485.37 GWh, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 26.51 GWh, dhe prodhimi bruto i energjisë elektrike nga era dhe ajo solare ishte 42.7 GWh.

Statistikat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se në shkurt të këtij viti energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 713.21 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 496.61 GWh, ose 1.4% më i vogël, krahasuar me muajin njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13.94%.

Ndërkaq, sipas njoftimit të ASK-së, importi i energjisë elektrike në shkurt të vitit 2023 ishte 302.33 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 143.7 GWh (këtu është përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërsa, në janar vendi kishte importuar energji elektrike 348.09 GWh apo 45.76 GWh më shumë se në shkurt të këtij viti.  

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.95 mijë ton, ose 1.64% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024