“Nga lufta drejt paqes”, Martinsen: Serbia bëri gjueti ndaj shqiptarëve
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt ligjëratë e hapur me temën “Nga lufta drejt paqes”, me ç’rast, u tha se Serbia ende nuk e ka marrë dënimin e merituar dhe se gjenocidi në Kosovë duhet të shpaloset, në mënyrë që t’i hapet rrugë paqes.

Eksperti nga Norvegjia, Josef Martinsen tregoi se në vitin 1999 është punësuar në UNHCR (Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) për të pastruar puset e ujit në Kosovë, nga trupat e njerëzve e për këtë ka shkruar edhe libër. Ai tha se po bëhej gjueti ndaj shqiptarëve nga policia ushtarake dhe policia civile serbe apo jugosllave.

“Më është dashur të pastroj ujin e puseve nga trupat e njerëzve për më shume se tetë muaj. Unë përfundova në mars të vitit 2000, pas tetë muajsh. Nga viti 2001 deri në 2005 kam dokumentuar dhe shkruar librin e parë për vrasjet e puseve. Më pas nga viti 2006 deri në 2010 filloi libri i dytë dhe një film që do të realizohej. Bëhet fjalë për historinë e rreth 10,600 fëmijëve, grave dhe burrave të gjetur në 400 varre masive që u vranë gjatë 18 muajve, nga janari '98 deri në qershor '99. Po bëhej gjueti ndaj shqiptarëve nga policia ushtarake dhe milicia civile serbe apo jugosllave. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 kam qëndruar në Beograd dhe kam informuar njerëzit në Beograd, në Serbi për atë që ka ndodhur në Kosovë në vitet '98-'99.”, tha ai.

Drejtoresha e Institutit shkencor kosovaro – suedez, Salihe Salihu deklaroi se gjeneratave duhet t’ju tregohet se gjenocidi në Kosovë duhet të shpaloset në tërësi, të ketë kërkim falje nga agresorët, në mënyrë që t’i hapet rrugë paqes.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për studime evropiane dhe globale, Jeton Halimi theksoi se përkundër të gjitha luftrave të shkaktuara në Ballkan, agresori, në këtë rast Serbia, ende nuk ka marrë dënimin e merituar.

Ndërkaq, dekani i Fakultetit Juridik në Mitrovicë, Islam Qerimi u shpreh se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka imazh pozitiv në arenën ndërkombëtare, sepse ka zhvilluar një luftë të drejtë, luftë mbrojtëse.

Ndryshe, ligjërata e hapur “Nga lufta drejt paqes” u organizua nga Fakulteti Juridik në Mitrovicë në bashkëpunim me Institutin shkencor kosovaro-suedez dhe Institutin për studime evropiane dhe globale./A.Damati/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
317
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024