Biden rikandidon edhe për një mandat
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti amerikan, Joe Biden informoi sot se do të kandidojë për t’u rizgjedhur president nga radhët e demokratëve, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Demokrati ka sinjalizuar prej kohësh se do të kërkojë një mandat të dytë katërvjeçar dhe e nisi zyrtarisht fushatën e tij në një video të martën, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

“Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur. Kjo është arsyeja pse po vrapoj", tha ai.

Biden, 80 vjeç, është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA dhe do të jetë 86 vjeç pas një mandati të dytë të plotë në vitin 2029.

Kandidaturën deri më tani e kanë shpallur edhe ish-guvernatorja e Carolinës së Jugut, Nikki Haley dhe ish-presidenti, Donald Trump nga radhët e republikanëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024