Gratë e vajzat po kontribuojnë në shkencë, teknologji, dhe inxhinieri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vajzat dhe gratë pavarësisht barrierave që kanë hasur, kanë dhënë kontributin e tyre në fushën e arsimit, ani pse ato janë të panjohura në kontributin e tyre. Kështu u tha në konferencën e parë STEMinists të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit .

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se ky program synon barazi për të gjitha vajzat dhe gratë.

"Përkundër barriera gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut në zhvillimin e shkencës e teknologjisë, në këto fusha që nuk janë vlerësuar ose disa vlerësime janë të njohura e disa nuk u morën vesh. Me gjithë punën e tyre, ato janë ende të panjohura fare, sigurisht se në secilin rast padrejtësisht", tha Kurti.

Kurti theksoi se është detyre e qeverisë dhe institucioneve që të punojnë për shoqëri e shtet ku pavarësisht nga gjinia, kanë mundësi të arrijnë aty ku dëshirojnë.

"Jo vetëm si feminist por edhe STEMinists është detyra jonë të punojmë për shoqëri e shtet, ku pavarësisht nga gjinia kanë mundësi të arrijë. Përtej përfitimit personal ndikon në zgjidhjen e problemeve komplekse, trajnimeve të reja mjekësore dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Pjesëmarrja aktive në stemist ka të bëjë me barazi dhe drejtësi", tha mes tjerash Kurti.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është zotuar se do të ofrojnë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet.

"Si qeveri e ministri vazhdojmë të punojmë jo vetëm për të avancuar gratë në shkencë e teknologji, por jemi zotuar se do të angazhohemi çdo ditë të avancojmë barazi në të gjitha dimensionet e saj. Si gra jemi të vetëdijshme për pengesat që i hasim çdo ditë, andaj edhe iu siguroj se si ministre do të angazhohemi çdo ditë që të ofrojmë mbështetje për të gjitha vajzat e gratë në të gjitha dimensionet", tha Nagavci.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi këtë konferencë e ka quajtur si një festë e arritjeve të grave në këtë fushë.

Qerimi tha se konferenca e sotme është mundësit për të shkëmbyer idetë në promovimin e barazisë gjinore në STEM.

"Një festë e arritjeve të grave të fushën e shkencës dhe teknologjisë, mbledhkemi këtu për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme e liderëve gra. Konferenca e sotme është mundësi për të shkëmbyer idetë në promovimin e barazisë gjinore në STEM. Së bashku ne mund të krijojmë një botë ku vajzat dhe gratë kanë mundësi të barabarta të shkëlqejnë në fushën e shkencës e teknologjisë", tha Qerimi.

STEM inists po mbahet për herë të parë në Kosovë, e cila simbolizon vëmendjen e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në përgjithësi.

Politika e mbështetjes së vajzave e grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikes është prezantuar për herë të parë nga Qeveria Kurti më 16 gusht 2021.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,571
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024