FBK: Ende s’ka vendim për shtyrjen e ndeshjes Sigal Prishtina-Trepça
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sigal Prishtina dhe Trepça do ta zhvillojnë këtë javë ndeshjen e pestë dhe vendimtare të play – off-it për kualifikim në finalen e madhe.

Ndeshja është e paraparë të zhvillohet të enjten, por për shkak se në këtë ditë do të ketë aktivitete në sportin e hendbollit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ajo edhe mund të shtyhet, por që ende nuk ka vendim për këtë çështje.

Zëdhënësi për media i FBK-së, Bahri Rexha, ka thënë për KoosvaPress se kjo federatë ende nuk ka marr ndonjë vendim për shtyrjen e ndeshjes.

“Jo, nuk kemi marr ndonjë vendim. Varësisht nga aktivitetet që mund të jenë në sallë mbase mund të ketë ndonjë ndryshim orari apo shtyrje të ndeshjes, por ende nuk ka ndonjë vendim”, ka thënë Rexha.

Në ndeshjen e së dielës, mitrovicasit shënuan fitore ndaj Prishtinës në sallën “Minatori” duke e barazuar serinë në 2-2.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
378
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024