Vjedhje në Kamenicë, në vendngjarje gjendet një minahedhës
Siguri
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia ka informuar se dje ka ndodhur një vjedhje në lagjen “Çamëria” në komunën e Kamenicës.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, Policia ka bërë të ditur se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes (minahedhës dore).

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i/të dyshuar deri më tani të pa njohur është kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes (minahedhës dore), pastaj është njoftuar njësiti për deminim pranë Policisë së Kosovës, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në mënyrë të sigurtë kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, është bërë e ditur në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti është në procedurë hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024