Jep dorëheqje zëvendëskryeministri britanik
Bota
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria, pas një hetimi rreth ankesave për ngacmim. Ai mbante edhe pozitën e Sekretarit të Drejtësisë.

Hetimi kishte zbuluar se Raab kishte vepruar në një mënyrë "frikësuese" dhe "fyese" me nëpunësit civilë.

Ai ka dhënë dorëheqje përmes një letre drejtuar kryeministrit, Rishi Sunak.

Sunak ka riorganizuar kabinetin e tij me Oliver Dowden, zëvendëskryeministër të ri, dhe Alex Chalk, Sekretar i ri i Drejtësisë, shkruan BBC.

Udhëheqësi i laburistëve, Keir Starmer, e ka akuzuar kryeministrin Sunak për dobësi, duke thënë se ai duhet të kishte shkarkuar vartësin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024