Punonjëset e administratës publike sot punuan me gjysmë orari
Tema
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përkundër që orari i punës për punonjësit në institucionet publike është tetë orë, sot (të enjten) në prag të festës së Fitër Bajramit, kanë punuar me gjysmë orari.

Megjithatë ky orar ka vlejtur vetëm për gratë e këtij sektori. Ndërsa, edhe nesër (të premten),  zyrtarët publikë do të kenë pushim për festën e Bajramit.

Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, Remzi Sheqiri derisa ishte duke dalë në pauzë, ka thënë për KosovaPress se kanë pasur një njoftim që gratë dhe vajzat të punojnë sot (të enjten) vetëm deri në orën 12:00.

Për Sheqirin ky vendim është i drejt, pasi thotë se femrat kanë punë të shtëpisë më shumë se meshkujt.

“Për femra po, prej 12:00. S’është e padrejtë (për meshkujt), sepse i kanë disa punë të shtëpisë femrat, pak më shumë se meshkujt”, thotë Sheqiri.

Edhe një zyrtarë tjetër nga Instituti për Planifikim Hapësinor ka thënë se deri në ora 12:00 nuk është ardhur ndonjë njoftim për të punuar me orar të shkurtër.

Megjithatë, Shpend Agaj punonjës në këtë institut thotë se duhet pasur konsideratë që të paktën nënat t’i lëshojnë më herët.

Shefi i sektorit për informim, Përparim Gashi thotë se nëse në vendet perëndimore praktikohet që të punohet me gjysmë orari për festa të tillë, është mirë ta marrin edhe institucionet e vendit.

Ndërkaq, një zyrtarë tjetër, Naser Korça ka kundërshtuar vendimin nëse për festa të tilla duhet të punohet me gjysmë orari.

Ndërkohë, gratë dhe vajzat që punojnë në administratë publike nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Deri në momentin e publikimit të temës, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk kanë kthyer përgjigje për KosovaPress nëse ka pasur ndonjë vendim për shkurtim të orarit të punës në administratën publike. /E. Krasniqi/

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
505
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024