Rizvanolli: Uroj që efiçienca e prokurorisë të jetë e njëjtë edhe për raste tjera
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se nuk kanë asnjë informatë zyrtare në lidhje me bastisjen e djeshme në KEK. Ajo ka uruar që prokuroria të jetë efikase në secilin rast, si me atë të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ministrja Rizvanolli tha se po presin nga institucionet e drejtësisë për paraqitjen e informacioneve në lidhje me bastisjen e djeshme.


“Në lidhje me bastisjen e djeshme ne si ministri nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare. Do të presim faktet dhe informacionet nga institucionet e drejtësisë para se të shprehemi dhe gjithashtu do të jemi në kontakt me bordin në lidhje me zhvillimet atje”,
ka thënë ajo.

Ajo tha se nuk është ndërmarrë asnjë hap nga prokuroria, përkundër që kanë deponuar padi.

Po ashtu, ajo ka shtuar se kriza energjetike është menaxhuar me efekte minimale falë angazhimit të Bordit të KEK-ut./Sh. Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024