Lansohet në qarkullim pulla postare “Hidroelektrana e Prizrenit”
Biznes
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Posta e Kosovës të enjten lëshoi në qarkullim postar emisionin e pullave postare të titulluar “Hidroelektrana e Prizrenit”.

Në njoftim thuhet se historia e elektrifikimit në Kosovë ndërlidhet me Hidroelektranën e parë në vend, të ndërtuar në vitin 1929 në Prizren.

“Ky elektrifikim, krijoi mundësitë të reja zhvillimore në Kosovë në lëmin ekonomike dhe kulturore. Hidroelektrana e Prizrenit për dyzet e katër vjet furnizoi qytetarët me energji elektrike. Në vitin 1975 objekti është shndërruar në muze dhe bënë pjesë si aset i trashëgimisë sonë kulturore, me status të monumentit me mbrojtje të përhershme”, thuhet në njoftim.

Ky emision i pullave postare përbëhet nga një pullë postare dhe Zarfi i Ditës së Parë, ndërsa në qarkullim postar do të jetë deri në konsum të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024