Ngjarjet e datës 20 prill
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të e grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302, ora 09:00)

Mbahet takimi i 229-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e 308-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.(KGJK, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite 10 pika, ndër to edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës (KQZ, ora 10:00)

Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit bën shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha. (Ministria për Komunitete dhe Kthim, ora 12:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. ( Selia qendrore të LDK-së, ora 12:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë  Tobias Billström, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Të dy homologët do të zhvillojnë më pas takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.( Aeroporti “Adem Jashari”, ora 13:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024