Komorani e Zabeli i Lartë, pa ujë të pijshëm deri nesër pasdite
Lexohet për: 1 min.
342180435_1355965155251660_8057928932211313290_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se dy fshatra të Komunës së Drenasit kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Kjo për shkak të një defekti në gypin kryesor në autostradë.

‘Ju njoftojmë se për shkak të një rrjedhje uji në gypin kryesor në autostradën Prishtinë-Komoran-Pejë, fshati Komoran dhe Zabel i Lartë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm  deri në riparimin e defektit. Punimet teknike në riparimin e defektit mund të zgjasin deri nesër pasdite’, thuhet në njoftimin e KRU ”Prishtina”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024