Prishtina në finale të Kupës së Kosovës
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Prishtina është skuadra e parë finaliste e Kupës së Kosovës pasi e ka eliminuar Vushtrrinë me rezultat të përgjitshëm 8-1 pas dy ndeshjeve.

Skuadra nga kryeqyteti e shkatërroi Vushtrrinë në ndeshjen e dytë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat 6-0, raporton KosovaPress.

Golat për skuadrën e Debatik Currit i realizuan Leotrim Kryeziu (2), Hyseni, Pllana, Pefqeli dhe Jashari.

Në finale Prishtina do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Gjilani-Llapi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024