Të jesh apo të mos jesh në finale, në futboll e basketboll
Sport
Lexohet për: 10 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Futbolli dhe basketbolli kosovar kanë hyrë në fazën e betejave finale dhe gjitha këto bukuri e kënaqësi shikuesit në vendin tyonë mund t’i shikojnë ekskluzivisht në kanalet e sportit në Artmotion 

KUPA E KOSOVËS NË FUTBOLL

E mërkura sjell betejat vendimtare të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në Futboll: Gjilani – Llapi dhe Prishtina – Vushtrria.

Gjilani pret Llapin në ndeshjen e kthimit pasi ka shënuar fitore minimale (1:2) në Zahir Pajaziti dhe tash është një hap larg finales mirëpo llapjanët si fitues i dyfishtë aktual synojnë të revanshohen dhe të kualifikohen në finalen e tretë dhe eventualisht ta fitojnë këtë garë tre herë radhazi me çka do të bëheshin klubi i parë në histori të futbollit të pavarur kosovar që e arrin këtë sukses. Kush do të ec tutje në finalen e Kupës së Kosovës, Gjilani pas plot 21 vitesh kur në edicionin 2002 pësoi humbje nga Besiana pas penalltive apo Llapi i cili synon finalen e tretë rresht? Përgjigjen do ta mësojmë direkt në Sport 1 nga ora 15.

Njëkohësisht, në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet Prishtina e pret Vushtrrinë pas një fitore po ashtu të ngushtë dhe të vështirë (1:2) të cilën bardh e kaltrit e shënuan në Ferki Aliu para dy jave. Bardh e kaltrit që mbajnë rekordin me shtatë Kupa të Kosovës synojnë të kthehen në finale pas tri edicioneve. Herën e fundit në finalen e Kupës së Kosovës 2020 Prishtina kishte mposhtur Ballkanin me rezultat minimal (1:0) dhe tash është një hap larg finales së sivjetme mirëpo këtë synojnë t’ua pamundësojnë vushtrriasit që në kryeqytet vijnë me objektiv të “nxjerrin” penallti dhe eventualisht të kualifikohen në finalen e parë historike që nga pavarësimi i futbollit kosovar. Kjo përballje zhvillohet gjithashtu të mërkurën nga ora 15 me transmetim direkt në Sport 2.

PRINCE CAFFE SUPERLIGA VJEN ME SERITË FANTASTIKE GJYSMËFINALE

Pas javës së kaluar e cila na përgatiti ndeshje fenomenale të serive gjysmëfinale të Play Offit të Prince Caffe Superligës mes Pejës e Golden Eagle Yllit (2:0) dhe Sigal Prishtinës e Trepçës (1:1), mesjava dhe vikendi do të na sjellin edhe më shumë bukuri dhe kënaqësi në vendin ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë, Artmotion.

Peja i ka fituar dy ndeshjet e para dhe tash është vetëm një hap larg finales së dytë në tri edicionet e fundit. Në vitin 2021 ishte pikërisht Golden Eagle Ylli skuadër e cila e mposhti në finale (3:0) për ta fituar titullin historik. Parvjet therandasit ju dolën përpara pejanëve në rrugëtim drejt titullit të parë nga viti 2013 dhe sivjet, pas ardhjes së trajnerit Rami Haddar verdh e zinjtë janë transformuar në skuadër me fizionomi krejt tjetër dhe kandidate për titullin e parë pas plotë një dekade. Së fundmi, Peja u shpall kampione e Kosovës në vitin 2013 kur në finale mposhti Sigal Prishtinën mirëpo, pavarësisht nga disavantazhi i lartë në seri dhe fakti se janë buzë greminës së eliminimit, kampionët e dyfishtë aktual që në dy ndeshjet e para luajtën me mungesa, kësaj here udhëtojnë komplet në Karagaq dhe të udhëhequr nga mjeshtri Adis Beqiragiqi do të synojnë të fitojnë dhe mbeten në garë për finalen e tretë rresht. A do të kualifikohet Peja në finale me tri fitore pa humbje apo Ylli do të arrin të mbijetoj në serinë gjysmëfinale, kjo mbetet të shihet të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20:30 në transmetim direkt në Sport 3.

Vetëm 24 orë më vonë, seria tjetër e cila na ka përgatit “El Clasicon” e basketbollit kosovar  midis Sigal Prishtinës dhe Trepçës, bartet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Rezultati në seri është aktualisht baras (1:1) dhe secila skuadër ka triumfuar si nikoqire. Mesjavën e kaluar prishtinasit dominuan fal sulmit fantastik të udhëhequr nga Dardan Berisha dhe Dustin Thomas kurse të dielën në Mitrovicë, në një atmosferë fantastike në Minatori, Trepça fal mbrojtjes dhe shfaqjes fenomenale të tandemit të qendrave Daniels – Gordon iu revanshua rivalëve të përjetshëm duke barazuar serinë gjysmëfinale.

Kush do të fitoj ndeshjen e tretë shumë të rëndësishme dhe të marr epërsinë në këtë seri mbetet të shihet të enjten nga ora 21:00 me transmetim direkt në K-Sport 1.

Natyrisht, me kaq nuk përfundojnë seritë gjysmëfinale sepse të shtunën me fillim nga ora 20:30 mund ta kemi edhe ndeshjen e katërt gjysmëfinale midis Pejës dhe Yllit, nëse therandasit triumfojnë të mërkurën në Karagaq dhe kjo ndeshje eventual planifikohet për K-Sport. Ndërkohë, të dielën seria e “El Klasikos” së basketbollit kosovar bartet sërish në Minatori ku sigurisht se nuk do të mungoj atmosfera e zjarrtë dhe Trepça me Sigalë Prishtinën do ta zhvillojnë ndeshjen e katërt gjysmëfinale e cila fillon nga ora 17:15 dhe transmetohet direkt në Sport 1 dhe Klan Kosova. Si do të jetë situata në këtë seri fenomenale gjysmëfinale, mbetet të shihet në adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: Artmotion

E MËRKURE, 19.04.2023
15:00 Kupa e Kosovës në Futboll                            Gjilani – Llapi                                                    S1

15:00 Kupa e Kosovës në Futboll                            Prishtina – Vushtrria                                     S2

20:30 Prince Caffe Superliga Play Off                   Peja – Golden Eagle Ylli                               S3

E ENJTE, 20.04.2023

20:30 Prince Caffe Superliga Play Off                   Sigal Prishtina – Trepça                               K-SPORT 1

E SHTUNË, 22.04.2023

20:30 Prince Caffe Superliga Play Off                   Golden Eagle Ylli – Peja ( eventuale)     K-SPORT          

E DIEL, 23.04.2023

20:30 Prince Caffe Superliga Play Off                   Trepça – Sigal Prishtina                               S1/KK

Dhe... as kjo nuk është e tëra sepse kjo javë e jashtëzakonshme sportive në Artmotion sjell edhe ndeshjet vendimtare të përballjeve çerekfinale të garave më elitare të UEFA Champions, Europa dhe Conference League

Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari, ARTMOTION

E MARTË, 18.04.2023

21:00    Champions League         Chelsea – Real Madrid                                  S1

21:00    Champions League         Napoli – Milan                                                  S2          

E MËRKURE, 19.04.2023
21:00    Champions League         Bayern – Man City                                         S1/KK

21:00    Champions League         Inter – Benfica                                                 S2

E ENJTE, 20.04.2023

18:45    Europa League                 AZ Alkmaar  – Anderlecht                           S6

21:00    Europa League                 Sevilla – Man Utd                                            S1   

21:00    Conference League         Roma – Feyenoord                                         S2

21:00    Europa League                 Sporting – Juventus                                       S3

21:00    Europa League                 Royale Union SG – Leverkusen                 S4             

21:00    Conference League         Nice – Basel                                                       S5

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
307
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024