Duel mes dy vendeve të fundit në Superligën e Shqipërisë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Xhiron e 29-të të Superligës së Shqipërisë do ta përmbyll përballja mes dy vendeve të fundit në tabelë.

Me fillim nga ora 15:00 stadiumi “Kamza” do të jetë nikoqir i përballjes mes Kastriotit dhe skuadrës së Bylisit, raporton KosovaPress.

Të dy skuadrat në xhiron e fundit të zhvilluar nuk arkëtuan më shumë se një pikë, ku Kastrioti barazoi pa gola me Erzenin, kurse Bylisi barazoi 2:2 me Teutën.

Momentalisht, Bylisi zë vendin e nëntë në tabelë në kuotën e 30 pikëve, dy sosh më shumë se Kastrioti që renditet i fundit në tabelë, respektivisht në pozitën e 10-të me 28 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe Bylisi e mposhti Kastriotin me rezultat minimal 1:0.

15:00 Kastrioti – Bylisi (Stadiumi Kamza)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024