​G7: Rusia të paguajë për dëmin që i ka shkaktuar Ukrainës
Bota
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Çdo zgjidhje e konfliktit në Ukrainë duhet të sigurojë që Rusia të paguajë për dëmin që ka shkaktuar, sipas një deklarate të përbashkët të vendeve të G7, në Japoni.

Aty thuhet se G7 mbetet e përkushtuar për të shtuar sanksionet kundër Rusisë, shkruan ANSA.

“Ne zotohemi të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme, dhe të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme ushtarake, ekonomike dhe institucionale për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike, dhe të pengojë agresionin e ardhshëm rus”, thuhet në deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024