Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për këtë arsye për në Strasburg udhëton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

“ Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, por edhe vet Evropën.

https://kosovapress.com/admin/miratohet-vendimi-per-liberalizimin-e-vizave/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bliberalizimi-i-vizave-osmani-fitore-per-demokracine-dhe-unitetin-evropian/
https://kosovapress.com/admin/kurti-per-liberalizimin-e-vizave-eshte-merite-e-te-gjitheve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024