Si të përballeni me një koleg përtac
Magazina
Lexohet për: 7 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kur jeni duke punuar në projekte të mëdha ku puna ekipore është shumë e rëndësishme – një koleg dembel mund të bëhet një pengesë e madhe. Kolegë të tillë zakonisht nuk mbajnë përgjegjësitë të cilat u janë caktuar dhe gjithë kontributin grupor e bëjnë duke u ankuar vazhdimisht dhe për gjithçka. Është edhe më keq nëse ai është një pengues i drejtpërdrejtë, i cili nuk bën asgjë për të cilën nuk i jepen merita.

Fakti që kolegë të tillë nuk e marrin peshën e përgjegjësisë siç kanë bashkë me të tjerët mund të shkaktoj shumë pakënaqësi te ekipi. Të keni një reagim të denjë ndaj personave të tillë nuk është gjithmonë e lehtë. T’ia adresoni problemin shpesh mund t’i përkeqësoj gjërat dhe ta raportoni te shefi kjo mund të ju bëj të mos dukeni mirë.

Pra çfarë duhet të bëni? Si mund ta trajtoni atë bashkëpunëtor që nuk po bën punën e tij? AkademiPune ju përcjell sugjerimet e disa ekspertëve.

Supozoni qëllime të pastra

"Një gabim i madh që njerëzit priren të bëjnë në këtë situatë është të supozojnë se bashkëpunëtori dembel është i vetëdijshëm për sjelljet e tij ose të saj," ka theksuar Leila Bulling Towne, Trajnere Ekzekutive me The Bulling Towne Group. "Së pari duhet të supozoni se ai ose ajo nuk është i vetëdijshëm - se ai ose ajo nuk po përpiqet qëllimisht të shmangë punën”, shton tutje ajo.

Duke supozuar më të mirën - në vend që të shkoni atje me armë të ndezura - do të jeni në gjendje t'i qaseni situatës në më pozitivisht dhe në fund të arrini në rrënjën e problemit.

"Asnjëherë nuk e dini, mund të ketë një histori prapa për atë që po ndodh," shton Melissa Davies, trajnere ekzekutive dhe autore e "Si të mos veprosh si një përgjues në punë".  Sipas saj bërja e supozimeve se pse dikush nuk po kontribuon në mënyrë efektive mund t'i fut njerëzit në telashe.

Bëni një bisedë përballë me të

Ju mund të tundoheni të dërgonii një email ku shprehni gjithë zemrimin. Megjithatë, si me çdo bisedë tjetër personale ose serioze në vendin e punës, biseda personalisht ose nëpërmjet një takimi “Zoom” është më mirë.

Për më tepër, është e rëndësishme që ta bëni këtë një bisedë ku takoheni përballë (në vend të një diskutimi në një takim ekipor!), në mënyrë që kolegu të mos ndihet sikur ai ose ajo po sulmohet nga i gjithë ekipi juaj. Kur flisni, sigurohuni që të qëndroni të qetë dhe të përdorni sa më pak emocione. "Mos harroni, ju po mbledhni informacion," thotë Bulling Towne. "Është shumë shpejt për të bërë një gjykim."

Përdorni gjuhën “unë”.

"Kur keni një bisedë me një koleg për ndonjë temë të ndjeshme, është e rëndësishme të merrni përgjegjësinë për bisedën," shpjegon eksperti i teknologjisë së burimeve njerëzore dhe menaxhimit të njerëzve, John Croëley. "Me fjalë të tjera, mos përdorni fraza të tilla si "njerëz të tjerë e kanë vënë re" ose "dikush mendon se jeni XYZ".

Në vend të kësaj, duhet të shpjegoni me takt atë që keni vënë re nga dora e parë - në këtë rast, mungesë kontributi. Kur e bëni këtë, është gjithashtu e rëndësishme që të filloni shumicën e fjalive tuaja duke përdorur "Unë", në vend që të tregoni gishtat.

Bulling Towne rekomandon përdorimin e një qasjeje si kjo:

“Unë po shqyrtoj detajet për këtë projekt dhe dua të siguroj që ne mund ta realizojmë atë në kohë. Mendoj se do të ishte e dobishme që ne të rendisnim detyrat për të cilat secili prej nesh është përgjegjës. Si ju duket kjo?”

Bëni pyetje

Do të vini re se deklarata e mësipërme përfundon me një pyetje - një taktikë që rekomandohet për të bërë të qartë se nuk po bëni vetëm një kërkesë. Davies sugjeron të pyesësh diçka të tillë si: “Si e shihni cilësinë e aftësisë sonë për të punuar së bashku? Si po shkojnë gjërat për ju?”

Kur dëgjoni se çfarë ka për të thënë kolegu juaj, atëherë mund të përgjigjeni vetë duke përdorur gjuhën "Unë" të përmendur më parë. Përfundimi i sugjerimeve dhe mendimeve tuaja me një pyetje si, "Si ju duket kjo?" do të çojë në pikën që po kërkoni të keni një diskutim bashkëpunues - në vend që ta qortonirreptësishtë kolegun.

Ndiqni procesin

Një bisedë e drejtpërdrejtë me kolegun tuaj nuk garanton menjëherë se sjellja do të ndryshojë. Kjo mund të marrë pak kohë. Nëse vazhdoni të ndiheni sikur keni mbetur duke mbajtur pjesën më të madhe të punës, duhet të keni një diskutim tjetër. Këtë herë - në vend që të lini të gjitha emocionet jashtë tij - Bulling Towne rekomandon përfshirjen e disa prej ndjenjave tuaja për ndikim shtesë. Kjo mund të bëhet me një deklaratë si:

“Kur diskutuam për herë të fundit këtë projekt, ne ramë dakord për afatet. Tani ato afate kanë kaluar dhe unë jam duke pritur për punën tuaj. Jam i shqetësuar se nuk do të dorëzojmë në kohë”.

Kur duhet t'i drejtoheni shefit tuaj?

Nëse keni pasur tre biseda me atë koleg problematik dhe gjërat mbeten ende të pandryshuara, ndoshta është koha të kërkoni një epror. Kur shkoni për ta adresuar cështjen te shefi sigurohuni që të tregoni një përmbledhje të nivelit të lartë të asaj që keni provuar tashmë dhe nuk ka nevojë ta mbingarkoni atë me detaje dhe dokumentacion.

"Ju po përdorni gjuhën "ne" në këtë situatë," shpjegon Bulling Towne. Qëllimi juaj është të theksoni se si kjo po ndikon në të gjithë ekipin tuaj dhe në cilësinë e punës suaj - dhe jo vetëm te ju personalisht. Për shembull, ju do t'i shprehni shefit tuaj një shqetësim si: "Jam i shqetësuar se nuk do ta dorëzojmë në kohë". Nëse po i kërkoni shefit tuaj ndihmë dhe udhëzim në trajtimin e situatës, sigurohuni që ta bëni këtë në mënyrë të qartë. "Dëgjoj shpesh ankesa nga njerëzit se mbikëqyrësit e tyre nuk i ndihmojnë," thotë Bulling Towne, "Kur gërmojmë në bisedë, mësoj se njerëzit nuk po kërkojnë ndihmë. Ata po supozojnë se kur shfryjnë ose ankohen, një shef e lexon këtë si një thirrje për ndihmë.”

Mos harroni, përpara se të adresoni problemin te shefi juaj, duhet t'i jepni atij bashkëpunëtori kohën ose mundësinë e duhur për të bërë një ndryshim. "Nëse nuk keni shkuar te kolegu juaj për të pasur një diskutim, atëherë nuk duhet të shkoni direkt te shefi juaj," paralajmëron Davies./ AkademiPune

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,152
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024