Liberalizimi i vizave, Gërvalla: Ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ditën e sotme, kur Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e ka quajtur ditë gëzimi.

Ajo ka treguar se ka falënderuar anëtarët kryesorë të PE-së për mbështetjen e tyre vendimtare.

“Një ditë gëzimi për Kosovën dhe BE-në. Sot Parlamenti Evropian më fund vendosi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. PE ka qëndruar me ne në çdo hap gjatë gjithë viteve. Sot falënderova anëtarët kryesorë të PE për mbështetjen e tyre vendimtare.”, ka shkruar ajo në Twitter.

Parlamenti Evropian ka miratuar sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës – me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Miratimi është bërë pa votim, pasi nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024