Sulmi i sportistëve në Tivar, Gjukanoviq: Autoritetet ta ndriçojnë rastin
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i deritashëm i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është shprehur se autoritetet kompetente shtetërore duhet të ndriçojnë rastin e sulmit ndaj dy sportistëve të mitur nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilët kanë qenë duke u stërvitur në Tivar.

Ai ka shkruar se Mali i Zi nuk mban mend një akt të tillë të turpshëm dhune ndaj mysafirëve, si ai ndaj të rinjve.

Gjukanoviq, në Twitter u ka kërkuar falje të rinjve të sulmuar dhe prindërve të tyre. 

“Djem, sportistë të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina mike u sulmuan në mënyrë të egër. Më shkatërruesja nga të gjitha do të ishte nëse ai incident vandalizmi do të kishte një konotacion kombëtar dhe fetar. Autoritetet kompetente shtetërore duhet ta ndriçojnë rastin deri në fund, veçanërisht duke pasur parasysh se kohët e fundit në Mal të Zi  gjithnjë e më shpesh po hasim në dhunë e bashkëmoshatarëve. Me këtë e kalojmë testin si shoqëri dhe si shtet”, ka shkruar Gjukanoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024