​“Zemra që rreh”, diamanti i rrallë zbulohet në Indi
Magazina
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një diamant brenda diamantit është zbuluar sipas një kompanie në Surat të Indisë, një nga më të rrallët në historinë e këtyre gurëve.

V D Global e quajti gurin 0.329 karatësh “Zemra që rreh” dhe tha se ai përbëhet nga një diamant më i madh që mban brenda tij një diamant më të vogël i cili lëviz lirisht.

Guri në fakt është zbuluar tetorin e kaluar nga prodhuesi i diamanteve që operon nga surati në Mumbai. Ai tani, i është bashkuar një grupi të vogël diamantësh natyralë të ngjashëm, si p.sh. diamanti Matrioshka i zbuluar në Siberi. Autenticiteti i gurit u konfirmua përmes analizave, duke përdorur mikroskopë optikë.

“Unë nuk kam parë kurrë diçka të ngjashme me ‘Zemrën që rreh’ gjatë 30 viteve të mia në sektorin e diamanteve”, thotë Samanta Sibley, nga grupi De Beers, transmetoi Top Channel.

Në 2019, një tjetër diamant brenda diamantit u zbulua në Siberi. Guri 800 milionë vjeçar thuhej se është i paçmueshëm dhe i vetmi i këtij lloji në botë. I ashtuquajturi diamanti Matrioshka, i ngjason kukullave tradicionale ruse që futen brenda njëra-tjetrës.

A duhet të testohen mësimdhënësit?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
261
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024